A po realizohen parashikimet e baba vangas?

  • 28 June 2016 - 08:43
A po realizohen parashikimet e baba vangas?

Parashikuesja e famshme bullgare kishte paraparë se, në vitin 2016, do të pushonte së ekzistuari Evropa, të tillë si e njohim,raporton gazeta Kosova Sot

P arashikuesja e famshme bullgare, e cila ka 20 vjet që ka vdekur, tani duket se e kishte parashikuar edhe "Brexit"- in. Por, dorën në zemër, parashikimi i saj për vitin 2016 në lidhje me Evropën, ishte shumë më i frikshëm sesa që është realiteti sot: - Në Evropë në vitin 2016 thuajse nuk do të ketë kurrfarë jete. Kontinenti do të duket i shkretë dhe u shkatërruar. Evropa thuajse nuk do të ketë banorë fare. Por, para kësaj do të ndodhin shumë katastrofa". Baba Vanga, apo gjyshja Vanga, ishte e verbër dhe parashikimet e saj janë realizuar në 85% të rasteve. Për këtë shkak, shumë e quajnë atë Nostradamusi i Ballkanit. - Vanga kishte parashikuar se Evropa, sikur që kishte qenë më parë, nuk do të ekzistonte më në vitin 2016. E, çka tjetër është "Brexit"-i pos fundi i kontinentit të vjetër, ashtu si e njihnim ne? Kjo grua kishte paraparë edhe sulmet terroriste kundër kullave binjake në Amerikë, më 11 shtator të vitit 2016, por edhe formimin e ISIS-it. Kishte paraparë që popullsia evropiane do të binte thuajse në zero, për shkak të invadimit të myslimanëve, të cilët do të përpiqen që ta pushtojnë atë. Fjalët e saj duhet t'i marrim me seriozitet - tërheq vërejtjen "Express"-i britanik, por edhe shumica e mediave tjera evropiane. 

Shenjat e para të apokalipsit Por, Vanga nuk është e vetmja që ka pasur parashikime të errëta rreth Evropës. Armagedoni, i cili e pret kontinentin e vjetër, përmendet edhe në Bibël. - Aty thuhet se vijnë mbretërit e Veriut dhe Jugut, konflikti i të cilëve mund të jetë i kobshëm për Evropën. Dalja e Britanisë nga BEja mund të jetë ai konflikt - thonë uebsajtet britanike që merren me religjion. Bile, ka informata të cilat thonë se mbretëresha britanike ka ndërmend që të abdikojë, nëse Britania del nga BE-ja. 

Mbretëresha tronditë BBC-në - Ishim afër mbretëreshës derisa priste që ta mbante fjalimin e saj në parlament. Ishte tepër e zemëruar. Thoshte se, nëse do të ndodhte "Brexit"-i, atëherë fundi i botës me gjasë do të ishte afër. Ajo bile përmendi edhe Luftën e tretë botërore, duke thënë se Lufta II Botërore ishte lojë fëmijësh, krahasuar me atë që na pret nëse Britania nuk mbetet në BE. Donte që popullit t'ia bënte me dije rrezikun i cili i kanosej, por nuk e lejuan. Bile, tha se, nëse ndodhë Brexit-i, ajo do ta dorëzonte kurorën dhe do të largohej përjetë nga Britania - thotë një burim nga BBC. 

Fundi gjithnjë e më i afërt Edhe SHBA-ja ka shprehur shqetësimin e saj. Prifti dhe i vetëquajturi profet amerikan, Paul Begley, për të cilin "Brexit" nënkupton kthimin e Krishtit në tokë. - Gjithçka është duke ndodhur sipas vullnetit të Zotit. "Brexit" është shenjë e shkatërrimit. Fundi është afër! - ka deklaruar ai në radion e tij. Në ndërkohë, britanikët sikur kanë filluar t'i bien pishman për votën e tyre. Mos është pak tepër vonë? 

(Kosova Sot)