Përkujtohet sërish rasti skocez me UFO

  • 28 June 2016 - 21:28
Përkujtohet sërish rasti skocez me UFO

Bëhet fjalë për rivendosjen e një pllake përkujtimore në vendin ku Bob Taylor thuhet ta ketë takuar në UFO, në vitin 1979. Incidenti kishte ndodhur në Dechmont Law, Livingston, ku rojtari i pyllit, Robert "Bob" Taylor, kishte parë një objekt të madh sferik në mal, derisa ai ishte duke shëtitur qenin e tij, transmeton gazeta Kosova Sot.

E përshkruar nga ai si "kube fluturuese", objekti dukej se rrinte pezull disa cm mbi tokë dhe se ai ishte bërë nga një material i zi metalik, me teksturë të ashpër, sikur letra gërrithëse. Nga ai objekt më pas kishin dalë dy sfera të vogla, me maja metalike, të cilat e kishin kapur Taylorin për rroba, duke e tërhequr zvarrë nëpër mal. Në atë moment Taylor kishte humbur vetëdijen, e kur ishte zgjuar, kishte parë se kishte rrobat e shqyera dhe shumë gërvishtje në trup. Tani është rivënë një pllakë përkujtimore në atë vend, meqë pllaka paraprake ishte vjedhë nga vandalët. 

(Kosova Sot)