Zbuloohet "shqisa e gjashtë" e njeriut

  • 29 June 2016 - 08:40
Zbuloohet

Një kërkues shkencor amerikan beson të ketë gjetur dëshmitë për ekzistimin e një shqise të gjashtë, magnetike, te njerëzi. Joe Kirschvink nga Instituti i teknologjisë në Kaliforni, thotë se ka gjetur dëshmi të verifikueshme se njerëzit janë në gjendje që të hetojnë fushat magnetike,raporotn Gazeta Kosova Sot

Duke u bazuar në një studim të mëparshëm, i cili thoshte se këtë aftësi e kanë disa kafshë, Kirschvink ka bërë një studim me 24 vullnetarë, të cilëve u kishte thënë të qëndronin brenda kafazit të Faraday-t, ku bllokohet interferenca magnetike. Pjesëmarrësit më pas i ishin ekspozuar një fushe magnetike, derisa Kirschvink analizonte aktivitetin elektrik të trurit të tyre, duke përdorur një sistem të monitorimit elektrofiziologjik.

Edhe pse rezultatet e studimit të tij ende duhet të konfirmohen, ai beson se aftësia për detektimin e fushave magnetike, vjen nga receptorët e veçantë magnetikë qelizorë, të cilët veprojnë si "gjilpërë e kompasit". 

(Kosova  Sot)