Tunelet antike, që shtrihen nga Skocia deri në Turqi

  • 29 June 2016 - 21:13
Tunelet antike, që shtrihen nga Skocia deri në Turqi

Rreth 12,000 vjet më parë, popujt antikë të Evropës kishin filluar ndërtimin e tuneleve masive nëntokësore nëpër tërë kontinentin. Askush nuk e di pse, apo si u ndërtuan këto tunele, por ato janë ndër strukturat më të pabesueshme që iu atribuohen popujve antikë. Në fakt, vetëm shikoni disa nga strukturat antike, sikur që është "Göbekli Tepe", për të konstatuar se popujt antikë nuk ishin as të paaftë, e as të paditur, sikur që i konsiderojmë ne sot, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në Gjermaninë e sotme arkeologët kanë gjetur me mijëra tunele nëntokësore, të cilat datojnë që nga Epoka e gurit. këto tunele janë gjetur në tërë Evropën, nga Skocia deri në Turqi, duke i lënë shkencëtarët pa fjalë. Cili ishte funksioni i këtyre tuneleve? A shërbenin ata si varreza, si faltore, apo si vendstrehim ndaj grabitqarëve? A ka mundësi që, 12000 vjet më parë, njerëzit t'i kishin ndërtuar këto tunele si mbrojtje në rast të ndonjë kataklizmi botëror? Dhe, kush na garanton se këto tunele u ndërtuan nga njerëzit, se? 

(Kosova Sot)