Ende i pazgjidhur misteri i "vallëzimit evropian"

  • 29 June 2016 - 21:16
Ende i pazgjidhur misteri i

Midis shekujve XIV dhe XVII, në tërë Evropën ishin shënuar raste të 'choreomania'-s, apo murtajës së vallëzimit, ku në disa raste ishin përfshirë me qindra njerëz. Një rast veçanërisht fascinues kishte filluar në qytetin gjerman Ahen, ku thuhej se qytetarët kishin dalë në numra të mëdhenj nga shtëpitë e tyre, për t'u përdredhur në vallëzim të pakontrolluar në rrugë, transmeton gazeta Kosova Sor.

Njoftimet nga ajo kohë bëjnë me dije se njerëzit e prekur nga kjo 'epidemi', vallëzonin non-stop derisa të rrëzoheshin përtokë nga lodhja. Disa besonin se kjo dukuri ishte shenjë e pushtimit nga djajtë, apo pasojë e helmimit nga ndonjë merimangë, por as sot e kësaj dite nuk është gjetur ndonjë shpjegim i qëndrueshëm. Është evidentuar edhe një rast i këtij vallëzimi në Strasburg, ku një grua e quajtur Frau Troffea, e cila e para kishte filluar të vallëzonte pa kontroll, pa ndonjë muzikë, apo arsye, kishte arritur që t'i 'infektonte' rreth 400 njerëz brenda një muaji. 

(Kosova Sot)