Krijesat misterioze të regjistruara me kamerë dhe të vërejtura në jetën reale!

  • 30 June 2016 - 22:31
Krijesat misterioze të regjistruara me kamerë dhe të vërejtura në jetën reale!

Kur flitet për krijesat misterioze, shumica prej nesh ato i ka parë vetëm në film, apo në ëndrra. Megjithatë, disa prej tyre janë vërejtur edhe në jetën reale, transmeton gazeta Kosova Sot .

Image

Krijesa përskaj udhës

Fotografia që shihni paraqet njërën prej krijesave më të pashpjegueshme dhe të frikshme që është parë ndonjëherë. Në një incizim të bërë publik në internet, një njeri shihet i habitur nga ajo që sheh dhe, në fakt, ia zvogëlon veturës shpejtësinë, që të mos e shkelte këtë krijesë. Sa më shumë që vazhdon videoja, krijesa duket gjithnjë e më pak njerëzore, krahasuar me atë që shihej në fillim të videos. Gjejeni këtë video edhe vetë dhe shikojeni. 

Image

Përbindëshi i kanalizimit

Ka qenë subjekt i filmave të ndryshëm, me pamje herë më njerëzore, e herë më pak, por krijesa që shihet në foto, e që thuhet të jetë vërejtur në kanalizim, me të vërtetë është e frikshme. Njeriu, i cili e ka parë atë e ka përshkruar kështu: "Tepër e madhe për të qeni mi gjirizi, duke qëndruar në këmbët e pasme, të forta". Njeriu në fjalë tha më pas se kurrë më parë nuk kishte parë gjë të tillë me sy. 

Image

Përbindëshi "Wessex Way"

Një kamerë e vëzhgimit të trafikut ka regjistruar një krijesë tepër të çuditshme rreth orës 2 të natës, në Wessex Way, Britani. Kjo fotografi që e shihni ka ngjallur shumë debate rreth asaj se çka mund të jetë ajo krijesë, por ende nuk ka ndonjë përgjigje të saktë rreth kësaj krijese humanoide (që ngjan sidokudo me pamjen e njeriut).

Image

Krijesa fluturuese

Në një video tjetër, të publikuar në rrjetet sociale, shihen dy njerëz duke pozuar për të bërë fotografi, kur papritmas mbi ta fluturon një krijesë tepër e çuditshme, humanoide. Në video dëgjohen njerëzit duke bërtitur nga frika dhe tronditja e thellë. Njerëzit mendojnë rëndom se krijesa në fjalë ishte alien, por kjo nuk d.m.th. se ajo është identifikuar. 

Image

"Bigfoot"-i albin

Është publikuar një video e regjistruar në Pensilvani, ku banorët kishin disa net që dëgjonin zëra të çuditshëm. Njëri nga banorët kishte dalë një natë për të shikuar se nga vinin këta zëra, me dritë në njërën dhe me kamerë në dorën tjetër. Dhe, ja se çka ai regjistroi. 

(Kosova Sot)