Rrëfime të çuditshme rreth njerëzve të ekzekutuar për magji

  • 24 July 2016 - 22:44
Rrëfime të çuditshme rreth njerëzve të ekzekutuar për magji

Edhe pse tani shtrigat janë bërë më shumë objekt argëtimi, të cilat i hasim në filma dhe libra, dikur ato konsideroheshin rrezik për jetë a vdekje, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ursula Kemp

Ursula Kemp ishte vënë në gjyq më 28 mars të vitit 1582, me 13 gra të tjera, të dyshuara për shtrigëri. Sipas akuzave, Kemp, një mesogrua nga fshati, kishte mallkuar një nënë e cila nuk e kishte angazhuar atë, por kishte kërkuar shërbime nga një grua tjetër. Jo fort moti pasi që lindi fëmija, ai vdiq pasi që ra nga djepi i tij. Kjo mjaftoi që Kemp të akuzohej për magji. Thuhej se Kemp mbante një zhabë të zezë me emrin Pygine dhe një maze të hirtë të quajtur Tiffin, të cilat thuhej se i ushqente me torte, birrë dhe me gjakun e vet. Kundër saj u bind që të dëshmonte edhe djali i vet tetëvjeçar. Ursula dhe një tjetër u shpallën fajtore dhe u varën, derisa gratë e tjera u shpallën të pafajshme dhe u liruan. 

Image

Hypatia

Hypatia kishte lindur në shekullin e katërt. I ati i saj ishte drejtues i bibliotekës së Aleksandrisë, prandaj ajo u rrit me informata rreth astronomisë, matematikës dhe filozofisë. Ajo ishte e zonja në shumë fusha shkencore, por ishte vrarë për shkak të besë- tytnive. Miti dhe historia rreth jetës së saj janë bërë thuajse të pandara. Historianët besojnë se ajo u vra, pasi që u akuzua për shtrigëri dhe magji. Rrethanat e vdekjes së saj janë të komplikuara. Krishterimi ishte në lulëzim e sipër, prandaj Hypatia, me aq shumë ndikim dhe dituri, shihej si e rrezikshme nga shumë të krishterë. 

Image

Giovanna Bonanno

Në vitin 1788 të gjithë banorët e Palermos e dinin se Giovanna Bonanno ishte shtrigë. Ajo ishte e vjetër, lypëse dhe posedonte dituri sekrete rreth asaj sesi të bëheshin magji dhe pije vdekjeprurëse. Bonanno mund të mos komunikonte me djallin, apo të bënte mallkime nën dritën e Hënës, por ajo kishte diçka edhe më të mirë - një helm të vërtetë i cili bënte punë. Kur Bonanno përfundimisht u nxor para gjyqit, gjyqi doli me dokumente prej rreth 1,500 faqesh. Bonanno mbrohej duke thënë se kishte bërë vetëm ilaçe, por jo edhe helme. Pasi që u torturua, ajo u shpall fajtore dhe u ekzekutua më 30 korrik të vitit 1789. 

Image

Thomas Doughty

Ka disa rrëfime rreth asaj sesi vdiq Thomas Doughty, por ideja e përgjithshme është e njëjtë, ai e kishte sfiduar sër Francis Drakeun. Në vitin 1577, Drake, Doughty dhe disa detarë të tjerë, u larguan nga Plymouth dhe u drejtuan kah jugu. Përgjatë rrugës zunë disa anije spanjolle dhe portugeze, ku njërës iu ndërrua emri në "Mary" dhe u vu nën komandën e Doughty-t. Gjatë udhëtimit u paraqitën shumë stuhi, si dhe njerëzit filluan që të çonin krye. Ai rebelim u nxit në një masë të madhe nga Doughty. Drake më pas pa se Doughty nuk ishte vetëm tradhtar, por edhe praktikues i magjisë së zezë. Ai ishte duke e sabotuar misionin dhe dikush duhej të merrej me të. Drake insistonte që Doughty ishte në aleancë me djallin dhe se magjitë e tij rrezikonin të gjithë në anije. Atij më pas iu pre koka.

(Kosova Sot)