Zbulohet një mini-sistem diellor

  • 25 July 2016 - 15:20
Zbulohet një mini-sistem diellor

Hulumtuesit kanë zbuluar një sistem ‘të shtypur’ diellor, me planetët që janë të afruar shumë me njëri-tjetrin. I gjendur rreth 1,100 vjet-drite larg nesh, ‘Kepler-80’, që e ka marrë emrin në bazë të teleskopit të NASA-s, nëpërmjet të cilit është zbuluar, përbëhet nga pesë planetë të vegjël, të cilët bëjnë orbitë në një afërsi tejet të madhe me yllin e tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shkencëtarët, të cilët kanë qenë të kyçur në këtë projekt, kanë bërë të ditur që planetët në fjalë janë rreth 150 herë më afër yllit të tyre sesa toka që është me diellin, që i bie se ‘vitet’ në këta planetë janë një, tri, pesë, shtatë dhe nëntë ditë.

Ky sistem yjor nga shkencëtarët është shpjeguar si një miniaturë e sistemit tonë diellor. 

(Kosova Sot)