Për shumicën e britanikëve, njeriu kurrë nuk ka shkuar në Hënë

  • 26 July 2016 - 10:50
Për shumicën e britanikëve, njeriu kurrë nuk ka shkuar në Hënë

Kompania britanike “e2save” dhe agjencia për hulumtime “Atomic Research” kanë bërë një anketë në lidhje me bindjet e njerëzve, ku kanë marrë pjesë 1.003 britanikë. Bëhet e ditur se 52% të të anketuarve mendojnë se misioni “Apollo 11” i NASA-s nuk ka ndodhur asnjëherë, gjë që d.m.th. se këmba e njeriut kurrë nuk ka shkelur në Hënë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kjo bindje mbizotëron sidomos te të anketuarit e moshës nga 25 deri 34 vjet. 73% të pjesëtarëve të këtij grupi mendojnë se lansimi i njeriut në Hënë është i rremë.

Në anën tjetër, 38% të personave më të vjetër se 55 vjet, nuk besojnë që Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin kanë shkelur në satelitin natyror të Tokës.

Është interesant edhe fakti që 64% e të të anketuarve po ashtu mendojnë se dinozaurët kurrë nuk kanë ekzistuar. Kjo anketë ka treguar edhe se 30% të njerëzve besojnë në fantazma, derisa 29% besojnë në Zot. Sa për krahasim, 24% prej të të anketuarve besojnë në ekzistimin e alienëve. 

(Kosova Sot)