Një “qytet gjigant i alienëve” zbulohet nga “Google Earth”

  • 26 July 2016 - 16:35
Një “qytet gjigant i alienëve” zbulohet nga “Google Earth”

Mbështetësit e ekzistimit të alienëve insistojnë se është gjetur një qytet alienësh në gjirin e Kalifornisë edhe atë duke përdorë “Google Earth”.

Sipas një blogu të postuar në “ufosightingsdaily” , qyteti, i gjatë 76 milje, mund të shihet 45 milje larg nga brigjet e Meksikës, me një gjerësi prej 2.4 miljesh, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pamjet e frikshme, të cilat tregojnë zbulimin e bërë me anë të “Google Earth”, janë ngarkuar nga përdoruesi i “YouTube”-s, ‘Mexico Geek’.

Kjo video fillon me një pamje të planetit në “Google Earth”, para se të përqendrohet te gjiri i Kalifornisë, e më pas te vendi ku mendohet se gjendet qyteti gjigant i alienëve. Një bloger thotë se është 100% i sigurt se kjo strukturë është e bërë nga ndonjë krijesë inteligjente. Ai në fund apelon që kjo strukturë të studiohet dhe hulumtohet më tej.

(Kosova Sot)