Incizimet më të frikshme të kamerave përcjellëse (1)

  • 26 July 2016 - 22:51
Incizimet më të frikshme të kamerave përcjellëse (1)

Kamerat përcjellëse janë të dobishme për incizimin e formave të egra të jetës, apo edhe për incizimin e aktiviteteve të dyshimta që ndodhin gjatë natës. Por, në këto raste, ato kanë incizuar diçka tepër të frikshme, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Image

Shpirti i maleve

Në foton që jeni duke e shikuar shihet ajo që mund të jetë një grua, apo burrë frikë- sues në mal, pa dritë, i/e veshur me rroba shumë të çuditshme. Rreth kësaj krijese nuk ka ndonjë kafshë, por vetë fakti që dikush qëndron vetëm në mal, në pikë të natës, është mjaft shqetësues. Aq më tepër, kur dihet se në atë kohë mbretëron një errësirë e plotë, e cila thuajse pamundëson çdo lëvizje të njeriut. Shtrohet pyetja, a shihet në foto ndonjë grua, apo burrë i cili ka humbur? A thua, kushdo qoftë ajo krijesë, a është ajo e vetëdijshme rreth pranisë së kamerës?

Image

Vajza fantazmë

Me gjasë njëra nga gjërat më të frikshme që mund ta imagjinoni është një vajzë e vogël, e frikshme, midis malit. Por, në këtë fotografi, vajza duket e magjepsur nga dreri. Ajo që e bën këtë fotografi kaq të frikshme është fakti se vajza thuajse është tërë- sisht e tejdukshme, derisa dreri e shikon atë. Kjo, pa e përmendur faktin se vajza e vogël gjendet në mes të malit, në mes të natës, gjë që nuk është aspak normale. Ka disa që thonë se në foto, në fakt, duket një vajzë- fantazmë dhe se edhe kafshët mund të shohin fantazma. 

Image

Gjuetari fluturues

Në këtë fotografi, dreri në të djathtë, duket tërësisht i tmerruar. Menjëherë prapa tij duket një krijesë fluturuese, e cila është duke e ndjekur. Në këtë moment kamera është fikur dhe nuk ka incizuar vazhdimin e kësaj skene. Derisa krijesa prapa drerit duket si një ketër fluturues, nuk mund të thuhet me siguri se çka është ajo në të vërtetë. Por, pyetja që shtrohet është se a është kjo kafshë e vogël duke e ndjekur drerin, apo që të dy krijesat, dreri dhe ketri i supozuar, janë duke ikur nga një krijesë e tretë, që gjendet diku në errësirë? Apo, mos ato janë frikësuar thjesht nga flashi i kamerës? 

Image

Djali zombi

Njëra ndër fotot më të frikshme në këtë listë, kjo të cilën jeni duke e shikuar tani, tregon një djalë të vogël me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtër, të hirtë. Ai duket të jetë i humbur, me një pamje boshe në fytyrën e tij. Djali duket thuajse i hipnotizuar, sikur trupi i tij të gjendej aty, por mendja diku krejt tjetër. Edhe në këtë rast shtrohet pyetja mos kemi të bëjmë me ndonjë fantazmë?! Nëse është djalë "normal", shpresojmë ta ketë gjetur rrugën për në shtëpi. E, edhe nëse ishte fantazmë, i urojmë që ta gjejë paqen e përjetshme! 

(Kosova Sot)