Incizimet më të frikshme të kamerave përcjellëse

  • 27 July 2016 - 21:08
Incizimet më të frikshme të kamerave përcjellëse

Ju pëlqeu shkrimi i së djeshmes? Lexojeni edhe vazhdimin .

Image

Gruaja e humbur

Deri këtu, kjo është fotografia më e frikshme që është parë ndonjëherë. Në foto shihet ajo që duket të jetë një grua plakë, e veshur me një fustan të bardhë nate, me flokë të thinjur e të lidhur mbi kokë. Derisa shikoni këtë fotografi, shumë pyetje të lindin në mendje. Çka mund të bëjë një grua plakë në mes të malit, në mes të natës?! Kamerat ishin vendosur në vendet që rëndom nuk frekuentohen nga njerëzit. Prandaj, shtrohet pyetja nga, pse, kush... ? Një gjë dihet me siguri. Plakat rëndom nuk dalin në mes të malit, në mes të natës, të veshura vetëm me rrobat e tyre të shtratit, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

Alieni

Në foto shihet një fushë e gjerë me drurë. Në mes të saj, mund të shihet një figurë e vogël që rri në distancë. Por, a është me të vërtetë qenie, ajo që duket në foto? Në shikim të parë, figura duket si një burrë me pamje të çuditshme, me një aurë të bardhë rreth vetes. Kjo nuk është një fotografi e qartë, meqë duket se kamera që e ka bërë këtë ka qenë goxha e vjetër. Në foto shihet edhe një objekt i çuditshëm, në formë veje, me një hapje të zezë përpara. Edhe pse gjithçka duket sikur një UFO dhe alien, gjërat duhet të konfirmohet edhe një herë. 

Image

UFO-ja

Në këtë fotografi shihet një dritë e çuditshme, e bardhë, që rrethon diçka të zezë. Gjëja e parë që të bie ndërmend është një UFO, edhe pse ka shumë njerëz që do të bënin be se objekti në fjalë nuk ka asgjë të përbashkët me një fluturake të paidentifikuar. A thua, po të jetë anije e alienëve, a kanë qenë alienët të vetëdijshëm se dikush i incizonte. Sido që të jetë, kjo fotografi mbetet mister dhe, meqë fotografia është goxha e vjetër, e vërteta rreth saj me gjasë kurrë nuk do të dalë në dritë. 

Image

Bigfuti vetë!

Në foton që jeni duke shikuar, shihet një figurë e çuditshme, e zezë, duke vrapuar nëpër mal. Figura ngjan shumë me atë të një majmuni, ku disa që e kanë parë tanimë kanë thënë se ajo i takon krijesës misterioze, Bigfut. Por, pamja është e turbulluar, duke ofruar shumë pak detaje për identifikimin e kësaj krijese. Derisa ekzistojnë shumë fotografi të këtilla, të paqarta, është vështirë të thuhet se a i takon ajo me të vërtetë krijesës misterioze, apo thjesht, është vetëm edhe një mashtrim.

(Kosova Sot)