Misteret që e rrethojnë planetin Ceres

  • 28 July 2016 - 12:57
Misteret që e rrethojnë planetin Ceres

Më i afërti nga të gjithë planetët xhuxhë, që janë të njohur për njerëzit, Ceresi është objekti më i madh në rripin e asteroidit në mes të planetit Mars dhe atij Jupiter. Planeti është vizituar për herë të parë në vitin 2015 nga një anije kozmike e NASA-s, që kishte sjellë në tokë një sërë informacionesh për planetin xhuxh, përfshirë këtu edhe fotografi të sipërfaqes së tij, në të cilat vëreheshin disa pjesë të shndritshme, që besohet të jenë krijuar si rezultat i sublimimit të ujit, që kishte lënë prapa depozita të kripës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Megjithatë, këto anomali në sipërfaqe nuk janë misteret e vetme në planetin Ceres.

Shkencëtarët kanë vërejtur që ndonëse në sipërfaqen e tij ka kratere të vegjël, krateret e mëdhenj, që e kalojnë gjatësinë e 400 kilometrave, mungojnë. Ky fenomen ka rezultuar të jetë i çuditshëm, kryesisht për shkak të pozicionit të planetit, ku kalojnë një numër i madh asteroidesh.

(Kosova Sot)