Gjendet një specie misterioze në fund të oqeanit

  • 28 July 2016 - 13:17
Gjendet një specie misterioze në fund të oqeanit

 Një qenie e pazakonshme është gjetur në ujërat e ishullit Chanel afër Kalifornisë, ndërsa shkencëtarët supozojnë se bëhet fjalë për një gocë deti dhe shtojnë se mund të kalojnë disa vite deri sa të saktësohet se cilit lloj i takon

Deri më tash theksohet se kjo specie ka trajtën e një sfere ngjyrë vjollce, një kërmill deti pa shtëpizë, që shkencëtarët e njohin me emrin ‘nudibranch’, shkruan sajti Nautilus Live.

Ky lloj kërmijsh të detit njihet për trupin e butë e ngjyrat e theksuara, ndërsa deri tash njihen 2000 lloje sish.

(Kosova Sot)