Misteri i skuqjes së liqenit që dikur ishte i gjelbër

  • 29 July 2016 - 09:19
Misteri i skuqjes së liqenit që dikur ishte i gjelbër

Ngjyra e gjelbër nuk është e përshtatshme për një liqe, mirëpo është më e mirë sesa ngjyra e kuqe! Fotografitë e nxjerra nga satelitët tregojnë që Liqeni Irmia në Iran ka qenë krejtësisht i gjelbër më 23 prill, ndërsa më 18 korrik ka marrë krejtësisht ngjyrë të kuqe. Ky liqen, që gjendet në Iranin veriperëndimor, është njëri nga liqenet më të mëdhenj të kripës në vend, megjithatë është duke u shteruar me ritëm të shpejtë, përkundër faktit që ushqehet nga 60 lumenj dhe përroska, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Andaj, njëra nga arsyet për ndryshimin kaq të shpejtë dhe drastik të ngjyrës së liqenit është sasia e madhe e kripës që sillet nga lumenjtë, kripë kjo që nuk largohet nga liqeni, pasi që nuk ka asnjë lum që ka burimin e vet në këtë liqen.

Gjithsesi, ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ndryshimit misterioz të ngjyrës së liqenit. 

(Kosova Sot)