UFO rrëmben 1,500 dele nga një fushë në Linkolnshajër

  • 21 August 2016 - 21:28
UFO rrëmben 1,500 dele nga një fushë në Linkolnshajër

Zhdukja e kafshëve nuk janë diçka e re për botën, sidomos në Amerikën Jugore. Së fundmi janë zhdukur edhe 1,500 dele që është e habitshme. Kjo do të ishte shumë problematike edhe për një UFO. Duhet të ketë teknologji të paparë dhe transportim të lehtë. Së fundmi kjo dukuri është shfaqur edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo duhet të jetë me rëndësi të veçantë dhe kërkon një hetim, transmeton gazeta Kosova Sot.

Një film dokumentar është shfaqur rreth zhdukjes së 1,500 deleve nga një fushë në Luth, që ishte rezultat i UFO-s. Këto 1,500 dele janë zhdukur në mënyrë të mistershme brenda natës në shtator të vitit 2011. Askush në këtë pjesë të vendit nuk kishte parë apo dëgjuar diçka. Eksperti i UFO-ve Eric Goring nga Brinkhill, ka thënë se videon e kishte parë me qindra herë të asaj që quhet "trekëndëshi i zi" jo fort larg nga ajo zonë. Ai thotë: "Unë i kam parë këta topa të bardhë, të verdhë dhe të portokalltë që po silleshin rreth një trekëndëshit të zi".

(Kosova Sot)