Tetë shenja që tregojnë se jeni viktimë e sulmit psikik

  • 22 August 2016 - 22:40
Tetë shenja që tregojnë se jeni viktimë e sulmit psikik

Është shumë e mundur të keni qenë viktimë e sulmit psikik e të mos keni qenë krejtësisht të vetëdijshëm se i ndjeni pasojat e atij sulmi,transmeton gazeta Kosova Sot.

Sulmi psikik ndodh kur një person i caktuar dërgon energji negative në mënyrë që me apo pa qëllim të manipilojë me një person, vend ose gjë për shkak të interesit personal, duke shkaktuar ashtu shqetësim, dhimbje ose kërdi në jetën e pranuesit të zgjedhur. Nganjëherë e dimë saktësisht prej nga vjen sulmi, e nganjëherë nuk mund ta përcaktojmë burimin. Sulmet fizike mund të dërgohen në forma të ndryshme siç janë mendimet negative, thashethemet, magjia e zezë, abuzimi verbal dhe përpjekja për kontrollim të të tjerëve përmes mënyrës së manipulimit emocional.

8 Shenjat e sulmit psikik

Dhimbjet e kokës
2. Rraskapitja
 3. Ankthet
4. Ndjenja se dikush është duke të të vëzhguar
5. Dhimbja therëse në shpinë
6. Ndjenja sikur të jesh në mjegul
l 7. Përjetimi i mundimeve të papritura
 8. Depresioni

8 Mënyra për t'u mbrojtur nga sulmi psikik

1. Mbani stoli me kristale që sjellin ndriçim dhe e rezistojnë negativitetin, siç janë: syri i tigrit, hematiti, seleniti, xhami i zi vullkanik dhe oniksi i zi.

2. Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik - pushoni, pini shumë ujë dhe konsumoni ushqim të shëndetshëm.

3. Larja e trupit dhe duarve e kripë të detit do ta pastrojë aurën tuaj.

4. Vendosni dhe mbani kufij të duhur në raport me të tjerët. Situatat dhe raportet e tensionuara mund t'ju rraskapitin.

5. Kalojeni kohën në natyrë, konsumoni shumë perime me rrënjë dhe i balanconi qendrat e fuqive tuaja shpirtërore.

 6. Ndërpritini shprehitë tuaja jo të shëndetshme.

 7. Jini më të vëmendshëm gjatë bisedave me të tjerët. Nëse intuita ju thotë se diçka nuk është në rregull me ndonjë person të caktuar, atëherë kushtojini kujdes ndjenjës në barkun tuaj.

 8. Nga sulmi psikik mund të mbroheni lehtë nëse me kujdes i ndiqni shenjat, dhe këshillat e rekomanduara. Askush nuk mund ta marrë nën kontroll jetën tuaj pa e lejuar ju vetë një gjë të tillë.

(Kosova Sot)