HAARP hap dyert për publikun!

  • 27 August 2016 - 20:11
HAARP hap dyert për publikun!

Si duket, kjo qendër evropiane e kërkimeve bërthamore është lodhur me thashethemet dhe zërat e ndryshëm, që aty zhvillohen gjëra të çuditshme dhe të frikshme, prandaj ka vendosur që, për një ditë, t'i hapë dyert e veta për publikun e gjerë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Me dekada të tëra njerëzit kanë menduar dhe besuar se HAARP, me anë të disa qendrave sekrete në Alaskë dhe gjetiu, ndikon në atë sesi do të jetë moti, duke shkaktuar vërshime, uragane, tërmete, etj. Nga të tjerët kjo konsiderohet si teori e konspiracionit, por tash vonë nga HAARP doli një video anonime, ku shihej sakrifikimi gjoja i një femre, duke e vrarë atë. Më pas, zyrtarisht u tha se kjo ishte një shaka e pakripë e punëtorëve, të cilët më pas u suspenduan nga puna. Në deklaratën zyrtare për hapjen e HAARP-it për publik, thuhet se "shpresojmë që njerëzit ta shohin shkencën që zhvillohet te ne".

(Kosova Sot)