Tani me tren në Mars

  • 29 August 2016 - 20:19
Tani me tren në Mars

Është më i shpejtë se sa një tren mesatar – dhe njerëzit do të mund t’i dërgonte në Mars, jo me një rrugëtim të gjatë. Është çështje orësh. Treni mahnitës “Solar Express” është përshkruar si 'treni i gjithësisë', dhe do të udhëtojë me një shpejtësi të hatashme, që do të thotë se kurrë nuk ngadalëson,transmeton “Kosova Sot Online”.

'Do të jetë në lëvizje pa ndaluar' , thonë kreatorët e tij. Charles Bombardier ka krijuar konceptin për të treguar të ardhmen e hapësirës. 'Energjia e kërkuar për këto porcione është e mahnitshme, sidomos për diçka të rëndë si një tren i gjithësisë. Kjo është ideja prapa konceptit “Solar Express”'. Bombardier thotë se “Solar Express” do të përdoret për të transportuar materiale, minerale e madje edhe njerëz. Sipas ekspertëve, koncepti do të udhëtojë me një shpejtësi prej 30,000 kilometra në orë dhe mundet t’ju dërgojë në Mars për 37 orë.

(Kosova Sot)