Njujorkezët frikësohen nga një UFO ala “Star Wars”

  • 24 September 2016 - 09:39
Njujorkezët frikësohen nga një UFO ala “Star Wars”

Një njeri dhe e dashura e tij besojnë se kanë kapur një UFO bizar me kamerën e tyre, pasi që ishin ndalur për ta incizuar qiellin mbi Nju-Jork, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

UFO-ja, e cila kishte formë të ngjashme me atë të “Millennium Falcon” nga “Star Wars”. Fotoja është vendosur online me komentin: "Unë dhe e dashura ime ishim duke u kthyer në shtëpi, rreth orës 9 apo 10 të mbrëmjes, kur pamë një dritë në të majtë. Ishte një fluturake me sipërfaqe tërësisht të ndriçuar. Nuk kishte drita pulsative, por tërë sipërfaqja shkëlqente. Në incizim, njeriu që e bën incizimin, dëgjohet duke thënë: “Çfarë dreqi është kjo”? Ku e dashura e tij, i përgjigjet: “Nuk e di, njeri, por asnjë avion nuk fluturon kaq poshtë. Pa dyshim, kemi të bëjmë me një UFO, i cili është duke na përcjellë”.

Me këtë konstatim pajtohet edhe i dashuri i saj. 

(Kosova Sot)