Zyrtare: Njerëzit do të shkojnë në Mars!

  • 25 September 2016 - 23:43
Zyrtare: Njerëzit do të shkojnë në Mars!

Është zyrtare, senatorët republikanë dhe demokratë e kanë votuar projektligjin që do t’ia jep NASA-s një shumë totale prej 19.5 miliardë dollarësh, me qëllimin e vetëm: realizimin e projektit për dërgimin e njerëzve në sipërfaqen e Marsit. Senatorët e të dy partive janë pajtuar që shkuarja në Planetin e Kuq është një gjë shumë e rëndësishme për njerëzimin andaj edhe kanë vendosur ta ndajnë njërën prej shumave më të mëdha që e kanë ndarë ndonjëherë për projekte hapësinore,transmeton Gazeta Kosova Sot.

Republikani Ted Cruz, që ka kandiduar edhe për nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale, e që njihet si njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të këtij projektligji, ka thënë: “Në të kaluarën e kemi parë rëndësisë e stabilitetit të NASA-s dhe eksplorimeve hapësinore. Edhe kësaj here do të dëshmohet një gjë e tillë”.

(Kosova Sot)