Tash e 18 vjet gropon, sepse i ka “thënë” Zoti

  • 29 September 2016 - 10:27
Tash e 18 vjet gropon, sepse i ka “thënë” Zoti

Një njeri thotë se Zoti i ka thënë 18 vjet më parë, që ta hapte një gropë dhe ai, që nga ajo kohë, ende vazhdon që të gropojë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Santiago Sanchez, 69 vjeç, thotë se ai këtë e konsideron “punë të Zotit”, prandaj ia përkushton asaj çdo moment të jetës. Ai ia mësyn tunelit në qytetin Berlin të Salvadorit rreth orës 3 të natës. Dhe, çdo ditë ai rrëmih rreth 40 kg gurë dhe dhe, ashtu si i ka thënë Zoti. Një gazetar, i cili ka hyrë me të deri në gjysmë të tunelit, thotë se kishte filluar të kishte vështirësi në frymëmarrje, prandaj ishte larguar me të shpejtë.

Santiago ka një shpjegim për këtë: "Vetëm mua më lejohet që të shkoj deri në fund të tunelit, meqë unë jam rrëmihësi i zgjedhur nga Zoti. Askush tjetër nuk lejohet aty”. Ai ka shumë kritikë, por edhe njerëz të cilët e përqeshin për atë që bën. Gruaja e tij, Isabel Ventura, tregon se ka njerëz që burrin e saj e quajnë të çmendur, por ai iu përgjigjet duke iu thënë “askush nuk e di çka do të kërkojë Zoti nga ju”. 

(Kosova Sot)