Sekretet e civilizimit të humbur në malin Fontenblo

  • 29 September 2016 - 12:44
Sekretet e civilizimit të humbur në malin Fontenblo

Fontenblo është një mal që gjendet rreth 60 km larg Parisit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 280 kilometrash katrore. Është njëri ndër malet më të bukura në Francë. Por, ky mal ka një të kaluar të gjatë dhe misterioze, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky mal besohet të jetë krijuar rreth 1000 vjet më parë dhe, që nga ajo kohë, ka mbetur pak a shumë i izoluar nga bota tjetër. Sipas shumë legjendave, ky është një mal i mallkuar. Në të janë zbuluar gdhendje të kafshëve të çuditshme në dru, mbishkrime të pashpjegueshme dhe vizatime misterioze në shpella dhe shkëmbinj. Mbishkrimet mbulojnë një sipërfaqe më të madhe se 2000 km katrorë. Disa vizatime tregojnë krijesa me trup kënddrejtë, pa qafë, pa sy dhe me hundë në formë të shkronjës “u”.

Në të shumtën e rasteve, këto krijesa nuk kanë këmbë, e në duar kanë vetëm nga tre gishta. Mendohet se në këtë mal ka jetuar një civilizim i vjetër, rreth 3000 vjet (pra, mali del të jetë më i vjetër sesa që mendohet).  

(Kosova Sot)