Shkencëtarët vërejnë një objekt misterioz duke ardhur drejt nesh

  • 20 October 2016 - 21:21
Shkencëtarët vërejnë një objekt misterioz duke ardhur drejt nesh

Shkencëtarët kanë vërejtur një objekt misterioz afër sistemit diellor. Ai objekt ka një orbitë ekstreme, meqë i duhen 20 000 vjet që të sillet rreth Diellit tonë. Ajo që habit, është fakti se objekti e ndryshon trajektoren e tij, duke shkuar drejt Diellit nga përbrenda resë Ort në brezin Kuiper. Asnjë objekt kurrë nuk është parë ta bëjë një gjë të tillë. ky objekt është i njohur për astronomët me emrin L91. Ekspertët aktualisht janë duke debatuar rreth orbitës jo normale të objektit, duke u munduar që të dalin me një teori të qëndrueshme,transmeton gazeta Kosova Sot.

“Sa herë që gjejmë objekte të këtilla, na qartësohet një pjesë tjetër e mozaikut”, thotë Meg Schwamb, shkencëtar planetar në Observatorin “Gemini” në Hilo, Havai. Ende nuk dihet ndikimi i mundshëm i këtij trupi qiellor në sistemin tonë diellor, respektivisht në planetin tonë, Tokë. 

(Kosova Sot)