Në qiell vërehet një "engjëll misterioz"

  • 21 October 2016 - 23:09
Në qiell vërehet një

Nuk ndodh shpesh që në qiell të vërehen engjëjt, por një personi i ka shkuar për dore ta fotografojë këtë dukuri. Cory Heron ka incizuar një re me formë jo të zakonshme mbi Karolinën veriore, ku videoja e tij është shikuar më shumë se 7 milionë herë,raporton Gazeta Kosova Sot

Në atë videoincizim, Heron e zmadhon atë re dhe thotë: "Askush nuk do të më besonte po t'i thosha, por shikojeni këtë re, a nuk ju ngjan në engjëll"? Videoja është incizuar dhe është transmetuar live në "Facebook", në mënyrë që njerëzit të mos mendonin se bëhej fjalë për fotoshop. Pasi që ishte fascinuar aq shumë nga kjo re, ky 37-vjeçar vazhdoi që ta incizonte atë për 45 minuta, derisa reja nuk u zhduk. 

(Kosova Sot)