Sëmundja misterioze prek ekuipazhin e avionit

  • 27 October 2016 - 22:25
Sëmundja misterioze prek ekuipazhin e avionit

Avioni tejoqeanik i "British Airways" nga San Francisko për Londër ka qenë i detyruar që të lëshohej para kohe, meqë tërë ekuipazhit përnjëherë filluan t'u merreshin mendtë. Avioni u lëshua në Vankuver të Kanadasë, ku të gjithë 25 anë- tarët e ekuipazhit menjëherë u dërguan në spital. Në mesin e të sëmurëve nuk kishte asnjë udhëtar, por vetëm anëtarë të ekuipazhit dhe tre pilotë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Supozohej se ata ndiheshin keq për shkak të thithjes së ndonjë tymi, por ende nuk ka të dhëna për këtë. Në spital, si preventivë, ishin dërguar edhe dy udhëtarë, por menjëherë ishin lëshuar, meqë mjekët kishin konstatuar se ata ishin shëndosh e mirë. "British Airways" ka refuzuar që ta komentojë këtë lajm. "Mundemi vetëm të konfirmojmë se 25 punëtorë tanë janë dërguar në spital", është thënë në këtë kompani. Avioni ishte i llojit "Airbus A380", i cili është fotografuar nga shumë media lokale. 

(Kosova Sot)