Nxënëset e një shkolle pushtohen nga djajtë pasi që e kishin parë një ‘djall jashtëtokësor’

  • 30 June 2015 - 12:48
Nxënëset e një shkolle pushtohen nga djajtë pasi që e kishin parë një ‘djall jashtëtokësor’

Panama, Amerikë Qendrore – Disa vajza të një shkolle në Panama janë pushtuar nga djalli pasi që kishin përjetuar një moment shumë të frikshëm në jetën e tyre. Ato thonë që një jashtëtokësor në formë njeriu, i cili mbante një gjarpër në kraharor iu kishte afruar vajzave. Njëra nga vajzat ka arritur të vizatojë pamjen e përafërt të krijesës së çuditshme.

Të gjithë ata të cilët kanë dëgjuar për këtë rast, madje edhe skeptikët më të mëdhenj, kanë filluar të besojnë në dukuri të tilla, pasi që gjendja momentale e vajzave të sulmuara është shumë e rëndë. Shumica e tyre bëjnë veprime shumë të çuditshme dhe pothuajse të gjitha nuk janë duke shkuar në shkollë.

(Kosova Sot)