Çka është kjo UFO mbi Hjuston?

  • 02 December 2016 - 17:41
Çka është kjo UFO mbi Hjuston?

Një dëshmitar ka xhiruar një objekt për rreth katër minuta në Teksas, ku ai thotë se objekti në fjalë ndryshonte formën dhe lëvizjen. Ekspertët e UFO-ve janë duke e analizuar këtë incizim të këtij objekti të çuditshëm, i cili, sikur që ju thamë, u pa në Teksas të SHBA-së. Më saktë- sisht, objekti u pa rreth orës 3:15 të pasdites, të 23 nëntorit të këtij viti,transmeton gazeta Kosova Sot.

Rrjeti i përbashkët i UFO-ve ( MUFON ) thotë se është duke e studiuar me interesim këtë incizim. "Vërejta reflektimin e drits në qiell", thotë dëshmitari. "Objekti në fillim ishte konstant, por më pas ai filloi ta ndryshonte formën. Pak kohë më pas, objekti filloi edhe të lëvizte. Natyrisht, për skeptikët, ky është vetëm edhe një rast i mashtrimit, dhe se UFO-t nuk ekzistojnë, alienët nuk ekzistojnë, etj...

(Kosova Sot)