Shkencëtarët: universet paralele ekzistojnë

  • 07 June 2017 - 10:19
Shkencëtarët: universet paralele ekzistojnë

Eashtuquajtura "Teori e shumë botëve interaktive" argumenton që universet e shumëfishta bashkekzistojnë në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë me tonën. Shkencëtarët besojnë që këta universe ndërveprojnë në nivel kuantik, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ideja e universit paralel e ka kapur imagjinatën e shumë ekspertëve në glob dhe si e tillë është përdorur si bazë për një sërë filmash. Megjithatë, duket se universet paralele janë më shumë sesa thjesht një ide e fantashkencës. Teoria në fjalë është nxjerrë nga Howard Wiseman nga Universiteti i Grifithit në Australi dhe ekipi i tij i hulumtuesve, ndërsa studimi i tyre është publikuar në "Physical Review X". 

(Kosova Sot)