Del në shitje miniera e pushtuar në Oregon të SHBA-së

  • 28 June 2017 - 09:48
Del në shitje miniera e pushtuar në Oregon të SHBA-së

Miniera Hënë, që është bërë e popullarizuar nga emisioni televiziv "Ghost Mine", që ka zgjatur dy sezone, duke filluar nga viti 2013, është miniera ku hulumtuesit e dukurive paranormale, Patrick Doyle dhe Kristen Luman, ishin bashkuar me një ekip të minatorëve profesionistë dhe kishin filluar misionin e tyre për eksplorimin e minierës, që ishte shkatërruar më të madhe nga një zjarr masiv në vitin 1917, shkruan gazeta Kosova Sot

Emisioni televiziv nuk e kishte fituar mundësinë e realizimit të sezonit të tretë, megjithatë gjatë kohës sa ishte shfaqur kishte zbuluar mjaft dukuri paranormale. Çmimi i minierës në listën e objekteve që janë në shitje figuron të jetë 1.7 milion dollarë, bashkë me një hapësirë përreth prej 17.5 ari, megjithatë, miniera, si e vetme, mund të blihet për një shumë prej vetëm 40,000 dollarësh. Ky lajm pashmangshëm i ka entuziazmuar adhuruesit e dukurive paranormale. 

(Kosova Sot)