"Hëna i ka bimët e veta dhe atmosferën e vet"

  • 22 May 2017 - 10:38

Alex Collier, njeriu, i cili veten e quan kontaktues etik me jashtëtokë- sorët, thotë se një pjesë e Hënës, që nuk mund të shihet nga Toka, është e mbuluar me bimë. Collier po ashtu insiston se Hëna përmban ujë dhe e ka atmosferën e vet. "Hëna jonë e ka një atmosferë e cila, në shumë aspekte, është e ngjashme me atë të Tokës. Në shumë kratere të mëdha, atmosfera është më e dendur sesa ajo e nivelit të detit në Tokë". Collier po ashtu përshkruan "struktura të mëdha nëntokë- sore, të cilat përmbajnë liqene të mëdha, bimë sikur të Tokës, si dhe hangarë për anije kozmike me tekste në mure, të shkruara nga alienët". Ingo Swann mbështetë pretendimet e Collierit,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)