Objekti misterioz në qiell

  • 03 July 2015 - 11:45
Objekti misterioz në qiell

NASA nuk ka përgjigje. Kokën e kruajnë nga habia edhe mbështetësit e teorive të konspiracionit. Një stazë e çuditshme ndriçuese, e cila u paraqit mbi qiellin e Amerikës, la pa fjalë shumë ithtar të teorive të tilla, por as vetë NASA nuk është e sigurt se çka ashtu hyri në atmosferën e Tokës.

“Në bazë të të dhënave të cilat i kemi momentalisht, ky objekt nuk ishte as meteor, e as lëmsh i zjarrtë”, kanë thënë ata.

“NASA shukatë gjithçka. Është incizuar një UFO duke u larguar nga Toka”, thonë disa ithtarë të UFO-ve. Ata shtojnë se objekti lëvizte me një shpejtësi prej rreth 23.000 kilometrash në orë, gjë që është tepër ngadalë për një meteor. Në ndërkohë, janë paraqitur rreth 150 dëshmitarë okularë. Njëri ndër shpjegimet e mundshme është se bëhet fjalë për një satelit, apo se ka ndonjë problem me kamerën e cila e ka bërë incizimin. Sido që të jetë, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

(Kosova Sot)