Shpirti i njeriut të cilin lifti e kishte ndarë përgjysmë

  • 03 July 2015 - 13:13
Shpirti i njeriut të cilin lifti e kishte ndarë përgjysmë

Hoteli me 14 kate në Mineral Uells të Teksasit, thuajse ka mbetur pa të gjitha gjërat që kishin ndonjë vlerë. Dhomat janë shkatërruar dhe dritaret janë thyer. Dyert janë mbyllur me kompensata, meqë autoritetet tanimë janë lodhur duke mbyllur të gjitha vrimat që hapen nga të pastrehët. Por, përkundër kësaj gjendjeje të mjerë, banorët e qytetit

Palo Pinto, janë të bindur se ky hotel (që quhet “Baker Hotel”), por edhe vet Mineral Uells, shumë shpejt do të rigjallërohen. Një grup ndërtimor është duke punuar në rihapjen e hotelit.

Mbyllja

Hoteli “Baker” ishte mbyllur në vitin 1972. Kur ishte hapur për herë të parë, aty kishte banja minerale, një pishinë e përmasave olimpike dhe një klub i natës i quajtur “Cloud Room”.

Në mesin e të famshmëve që qëndruan në këtë hotel, mund të përmendim emrat si Judy Garland, Clark Gable, Roy Rogers dhe “Three Stooges”.

Image

Tregimet me shpirtra

Disa thonë se shpirti më i famshëm që është parë duke u endur korridoreve të këtij hoteli, është shpirti i një gruaje e cila kishte bërë vetëvrasje aty. Thuhet se ajo ishte dashnorja e menaxherit të hotelit. Por, sido që të jetë, ajo kërceu nga kulmi i hotelit dhe gjeti vdekjen. Një njeri ka thënë të ketë gjetur gota me buzëkuq të kuq në suitën e katit të shtatë, ku kishte qëndruar një herë kjo grua. Të tjerët thonë se kanë ndier erën e parfumit të saj.

Një shpirt tjetër

Një shpirt tjetër është vërejtur në katin përdhes dhe besohet se ai është shpirti i Douglas Moore-it.

Në vitin 1948 ai kishte filluar të punonte si operator lifti në hotelin “Baker” dhe ishte përfshirë në një rreth prostitucioni. Nëna i kishte thënë atij që ta linte punën dhe të paraqiste në polici keqbërësit që e kishin “mashtruar”. Disa javë më vonë, ai u përfshi në një “aksident”, me ç’rast lifti e kishte ndarë përgjysmë trupin e tij.

Image

Rihapja

Në vitin 1965 hoteli “Baker” ishte rihapur për një kohë të shkurtër, por ishte mbyllur përsëri në vitin 1972, kësaj here një herë e mirë.

Por, tani është duke u folur për një rihapje eventuale të këtij hoteli, gjë që do ta ringjallte ekonominë e këtij qyteti.

“Mendoj se jemi më afër se kurrë për rihapjen e ikonës së qytetit”, thotë Bennett, një biznesmen lokal. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, projekti i rinovimit mund të fillojë këtë vit, apo në fillim të vitit të ardhshëm.

Athua do t’iu pëlqejë edhe shpirtrave ideja e rihapjes së hotelit? Mbetet të shihet! (Kosova Sot)