Legjenda britanike për qenin e zi

  • 03 July 2015 - 15:37
Legjenda britanike për qenin e zi

Legjenda për qenin e zi është njëra nga më të përfolurat në Britani. Kjo legjendë bën fjalë për fantazmën e një qeni të madh, i cili shëtitet nëpër Anglinë Lindore.

Qeni, i cili është cilësuar si djall dhe si shenjë paralajmëruese për vdekje, ka sy të kuq e nganjëherë të gjelbër, është shumë i madh dhe i frikshëm. Disa thonë që ai ka madhësinë e një qeni të madh, e disa të tjerë që e kanë parë e krahasojnë me madhësinë e kalit.

Legjenda për këtë qen daton që nga koha e vikingëve dhe ka qenë inspirim për romanin e Sherlock Holmes, ‘Hounds of the Baskervilles.’

Qeni, i cili më së shpeshti është raportuar të jetë parë në afërsi të lumenjve dhe nëpër pyje, shihet nga njerëzit pak kohë para se ata ose ndokush prej familjarëve të tyre të vdesin.

Historia më e famshme për fantazmën e këtij qeni daton më 4 gusht 1577,  kur besohet që ai është futur në Kishën e Blithburgut, ku kishte vrarë një burrë dhe një fëmijë dhe kishte lënë shenja në dyert e kishës, shenja këtë që ekzistojnë edhe sot. (Kosova Sot)