Jug-koreanët bëjnë një robot humanoid

  • 09 May 2017 - 10:24
Jug-koreanët bëjnë një robot humanoid

Shkencëtarët nga Koreja Jugore kanë bërë një robot të ngjashëm me njeriun, i cili është aq i rëndë, sa që kah të ecë ai, dridhet toka. Robotin me emrin "Method-2" e ka dizajnuar veterani i filmave fantastiko-shkencorë, ku roboti në fjalë është i lartë katër metra, kurse pesha e tij është 4.5 tonelata, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ky robot me gjasë ngjan me robotët nga filmi "Avatar", ku krijuesit e tij thonë se ai është i pari i këtij lloji. Në bërjen e këtij roboti kanë punuar 30 inxhinierë, e testimet e para pritet të bëhen çdo çast. "Roboti ynë është roboti i parë dykëmbësh në botë, me ekuipazh, i bërë që të funksionojë në kushte ekstreme, të rrezikshme për jetë", thotë presidenti i kompanisë, Jang Jin Ho.

(Kosova Sot)