“Alienët ushqehen me njerëz dhe voziten me vetura luksoze”

  • 04 July 2015 - 11:52
“Alienët ushqehen me njerëz dhe voziten me vetura luksoze”

Kapiteni i marinës, Mark Richards, ishte i përfshirë në betejën “Dulce” dhe ishte shumë aktiv në Programin e fshehtë hapësinor të SHBA-së për shumë vite, para se të arrestohej dhe dënohej për një vrasje të cilën kurrë nuk e kishte bërë. Ky është një rast tipik kur qeveria sulmon dikë edhe pse nuk ka kurrfarë dëshmie kundër tij, nga frika se ai person mund të kthehet kundër tyre. Mark Richards ka bërë bujë të madhe, kur ka thënë se alienët ushqehen me mish të njerëzve dhe udhëtojnë me vetura luksoze.

Kur u bë evidente se qeniet sub-njerëzore dhe krijesat e tjera ishin duke lindur nga femrat e rrëmbyera nga alienët, të lëna shtatzënë përkundër vullnetit të tyre, brenda përbrenda ushtrisë dhe agjencive të inteligjencës u formua një grup sekret i rezistencës, i cili ishte kundër marrëveshjes  me jashtëtokësorët. Shumë prej tyre, u vranë, apo vdiqën në rrethana të paqarta. (Kosova Sot)