Faculeta e urdhëroi një grua të bëhej murgeshë

  • 04 July 2015 - 15:41
Faculeta e urdhëroi një grua të bëhej murgeshë

Jane Shilling e kishte ndier që është e destinuar të bëhet murgeshë qysh në rini, mirëpo dy martesat e saj dhe tre fëmijët, që i kishin lindur, e kishin larguar atë nga këto mendime. Megjithatë, kur Jane kishte mbushur 50 vjet, këto mendime kishin filluar të sillen nëpër kokën e saj përsëri.

Një organizatë kanadeze e murgeshave kishte organizuar një program njëmujor për të gjitha femrat, që kishin humbur drejtimin në jetën e tyre. Jane kishte aplikuar në këtë program dhe ishte pranuar.

Duket se ajo kishte kaluar nëpër vështirësi të shumta gjatë jetës së saj dhe në një mbrëmje, teksa ajo po qëndronte në njërën prej kuzhinave të manastirit, ajo përjetoi diçka shumë të çuditshme. Një faculetë, në të cilën ishte e vizatuar kështjella ‘Sneaton’ e urdhëronte Jane-n, duke i thënë: ‘Ti duhet të shkosh atje’.

Përkundër mëdyshjeve që kishte në kokë, ajo vendosi të nisej dhe më të shkuar në destinacionin e saj të urdhëruar nga faculeta, Jane u mirëprit nga murgeshat e tjera, të cilat i thanë që kishte kohë që ishin duke e pritur! (Kosova Sot)