Gypat 150 000 vjeçar habisin shkencëtarët kinezë

  • 04 July 2015 - 18:26
Gypat 150 000 vjeçar habisin shkencëtarët kinezë

Në një piramidë misterioze në provincën Qingai të Kinës gjenden tri shpella të mbushura me gypa antikë, të cilët i lidhin shpellat me ujërat e njelmët që gjenden në afërsi të tyre. Gypa të tillë ka edhe nën shtratin e liqenit me ujë të njelmët. Gypat janë të madhësive të ndryshme, mirëpo fakti më interesant është që këta gypa konsiderohen të jenë rreth 150.000 vjet të vjetër. Instituti i Gjeologjisë në Pekin ka konstatuar që këta gypa janë krijuar rreth 150 000 vjet më parë dhe nëse janë krijuar nga njerëzit, atëherë kemi nevojë për ndryshime të menjëhershme në historinë njerëzore, pasi që këta gypa tregojnë për civilizim të lashtë njerëzor. 

(Kosova Sot)