'Engjëlli' në aeroportin e Denverit

  • 11 January 2017 - 09:13
'Engjëlli' në aeroportin e Denverit

Aeroporti i Denverit është njëri nga aeroportet më të rëndë- sishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aeroplanë të shumtë aterrojnë në këtë aeroport, mirëpo është dashur një kohë e gjatë që dikush të vërejë një detaj shumë të çuditshëm, që ndodhet në këtë aeroport. Raporti i dëshmitarit: Isha duke pritur valixhet e mia dhe ndonëse kisha qenë shumë shpesh në këtë aeroport, për herë të parë më ra në sy një detaj i çuditshëm. Në njërin skaj të sallës qëndronte një statujë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Ajo ishte një valixhe e hapur, mirëpo në vend të rrobave, brenda saj qëndronte një engjëll, që shikonte pasagjerët e aeroportit. Tash e një javë, më sillet në kokë imazhi i asaj statuje, dhe pyetja ime është: Çka kërkon statuja e një engjëlli në aeroport.

(Kosova Sot)