Alienët shihen duke thithur ujë deti

  • 05 July 2015 - 09:21
Alienët shihen duke thithur ujë deti

Më 23 mars të vitit 1978, 67-vjeçari Joao Inacio Ribeiro ishte duke shëtitur buzë oqeanit, kur pa një objekt të rrumbullakët, me diametër rreth 10 metra, që afrohej nga deti. Ai kishte ngjyra shkëlqyese, të kaltër, të verdhë, të gjelbër dhe jargavan. Në pjesën e epërme ai objekt e kishte një kabinë me tri dritare të rrumbullakët. Fluturakja u ndal mbi ujë, më pas dolën dy krijesa shtatshkurtra, të ngjashme me njerëzit. Ato ishin një metër të gjata dhe kishin veshur rroba të hirta, të ngushta. Ata nuk kishin flokë, kishin një hundë të vogël dhe gojë po ashtu të vogël, kurse sytë i kishin të mëdhenj, të zinj. Ata dy alienë kishin në dorë disa aparate, me të cilat filluan të merrnin ujë nga oqeani. Pas nja dhjetë minutash, ata u kthyen në objekt. Ribeiro i gjorë ishte frikësuar aq shumë, saqë iku në shtëpi, pa shikuar deri në fund çka do të ndodhte.

(Kosova Sot)