Lakuriqët vampirë shfaqen në Brazil, po ushqehen me njerëz

  • 14 January 2017 - 17:43
Lakuriqët vampirë shfaqen në Brazil, po ushqehen me njerëz

Një studim i ri i publikuar në dhjetor në revistën ‘Acta Chiropterologica’ dhe i raportuar së pari në ‘New Scientist’, ka zbuluar se lakuriqët kanë filluar të ushqehen me gjak njeriu, diçka që shkencëtarët as nuk e kishin menduar se është e mundur.

Kështu një grup i hulumtuesve nga Universiteti ‘Federal de Pernambuco’ në Recife, Brazil vendosën t’i testojnë këta lakuriqë të natës për të parë se çfarë kanë qenë duke ngrënë ata si ushqim normal i tyre.

Autorët e studimit shkruajnë se ata dëshironin të dinin se si do të silleshin speciet në një situatë të mungesës së zogjve të egër dhe rritjes së disponueshmërisë së kafshëve shtëpiake.

Analizat e ADN-së treguan se lakuriqët kishin qenë duke konsumuar gjak pule – jo një surprizë e madhe. Por ato treguan gjithashtu se lakuriqët kishin ngrënë edhe gjak njeriu.

“Ishim shumë të befasuar”, tha për New Scientist Enrico Bernard i cili udhëhoqi studimin. “Kjo specie nuk është ushqyer kurrë me gjakun e gjitarëve”, tha ai.

Si një ndryshim diete, kjo nuk është vetëm e çuditshme. Lakuriqët kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm për të mbajtur viruse që mund të jenë vdekjeprurës për njerëzit.

Në verilindje të Brazilit, raste të ngjashme kanë çuar edhe në shpërthime të tërbimit. Në vitin 2005, shpyllëzimi dhe lëvizja e njeriut çoi në zhvillimin e një lloji të ri të lakuriqëve vampirë, pasi kafshuan më shumë se 1,000 njerëz dhe infektuan një numër prej tyre me tërbim duke shkaktuar vdekjen e të paktën 23 personave.

Lakuriqi vampir me këmbë me lesh njihet se mban virusin vdekjeprurës ‘Hantavirus’, thuhet sipas New Scientist.

(Kosova Sot)