Historia e fshehtë e racës njerëzore

  • 16 January 2017 - 10:04
Historia e fshehtë e racës njerëzore

Në vitin 1985, Alan Walker nga Universiteti "John Hopkins" kishte zbuluar një kafkë fosile njerëzore, me njolla të errëta minerale. Ajo kafkë, e cila më vonë u quajt Kafka e zezë, kishte ngjallë dyshime në pasqyrën e Johanson-it në lidhje me evolucionin njerëzor. Sipas idesë së parë të Johanson-it, nga Australopithecus afaren-sis ishin zhvilluar dy linja të hominideve. Këtë do të mund ta simbolizonim me një lis, me dy degë, trasmeton gazeta Kosova Sot

Zhvillimi shkonte kah dhëmbët më të mëdhenj dhe ballit të qitur, duke përfshirë edhe një kafkë më të madhe. Nga Australopithecus robustus më vonë ishte zhvilluar një lloj edhe më i madh, Australopithecus boisei, i cili kishte edhe më të theksuara karakteristikat e përmendura. Kafka e zezë, e njohur me emrin KNM-WT 17000, ngjante me kafkën e Australopithecus boisei-t, por ishte më e vjetër se ajo e australopitekusit.

(Kosova Sot)