Drita misterioze në qiellin rus

  • 05 July 2015 - 16:38
Drita misterioze në qiellin rus

Një shkëlqim misterioz për 11 sekonda ka ndritur qiellin e Rusisë në afërsi të qytetit i Jekaterinburg. Qeveritarët kanë refuzuar që ta komentojnë këtë ngjarje, kurse mbështetësit kujdestarë të teorive të konspiracioneve, për shumë pak kohë shpikën me mijëra arsyetime dhe shpjegime. Dëshmitarët okularë thonë se shpërthimi i dritës nuk u përcoll nga ndonjë zhurmë.

Për disa minuta qielli i natës u shndërrua në një qiell të ndritshëm, sikur të ishte piku i ditës, e më pas u errësua përsëri – ka deklaruar njëri nga dëshmitarët okularë për "The Siberian Times".

Edhe para se të shtereshin të gjitha shpjegimet logjike, “ekspertët” e internetit kishin ardhur deri te përfundimi se bëhej fjalë për jashtëtokësorët, e disa kishin sugjeruar se ishte në pyetje ndonjë meteor, apo predhë.

Shoferi, kamera e të cilit kishte incizuar dritën, shpjegimin e kishte kërkuar në internet, meqë një dukuri të tillë deri tani nuk e kishin komentuar as shkencëtarët e as meteorologët, e nga observatori lokal thonë se, atë mbrëmje, nuk kanë shënuar rënien e asnjë meteori. (Kosova Sot)