Vendbanimet në Hënë do të duken sikur shtëpia e "Teletubbies"

  • 18 January 2017 - 13:32
Vendbanimet në Hënë do të duken sikur shtëpia e

Emisioni për fëmijë, "Teletubbies", duket të ketë qenë frymëzim për inxhinierët e agjencisë hapësinore evropiane, të cilët kanë dizajnuar si do të dukej një vendbanim në Hënë. Vendbanimi "Lunarville" do të mund ta zëvendësojë stacionin ekzistues hapësinor deri në vitin 2024, thotë profesori Jan Voemer. Ai ka shtuar se ndërtimi i stacionit në Hënë do të çonte deri te një përparim të madh teknologjik dhe te inovacionet në Tokë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Vendbanimi do të ndërtohet në anën e "pasme" të Hënës, e cila nuk shihet nga Toka. Kjo anë ofron një mundësi më të mirë të hulumtimeve, meqë ofron pamje impresive në "thellësitë" e gjithësisë. Ky vendbanim është duke u dizajnuar në Darmshtat të Gjermanisë, ku thuhet se banorët në Hënë do të ushqehen me bimë, të cilat do t'i mbjellin në kavanoza. 

(Kosova Sot)