‘UFO dhe eksperimente psikike!’ CIA publikon 13 milionë dokumente sekrete

  • 18 January 2017 - 17:09
‘UFO dhe eksperimente psikike!’ CIA publikon 13 milionë dokumente sekrete

Rreth 13 milionë dokumente të klasifikuara nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës të Shteteve të Bashkuara (CIA), janë publikuar në internet për herë të parë, shkruan “BBC”.

Dokumentet u bënë publike pas përpjekjeve të gjata të avokatëve për lirinë informacionit dhe një padie kundër CIA-s.

Të dhënat përfshijnë informime mbi misionet e inteligjencës, dokumente hulumtimi, informacione UFO-t dhe eksperimente psikike.

Arkivi i plotë është i përbërë nga pothuajse 800,000 fotografi me 13 milion faqe.

Ai përfshin letrat e Henry Kissinger, i cili shërbeu si sekretar shteti në kohën e presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, si dhe disa qindra mijë faqe  analizash të inteligjencës të kërkimit shkencor mbi  UFO-t .

Në mesin e të dhënave më të pazakonta janë dokumente nga programi “Stargate”, i cili merrej me fuqitë psikike dhe perceptimin jashtëshqisor.

Në nëntor, CIA njoftoi se do të publikojë materialet dhe i gjithë arkivi i deklasifikuar tani është në dispozicion në faqen e internetit të “CIA Library”.

(Kosova Sot)