Konfirmon NASA: Në këtë vit do të takohemi me UFO’të

  • 18 January 2017 - 19:09
Konfirmon NASA: Në këtë vit do të takohemi me UFO’të

Seth Shostak nga Instituti SETI ka shprehur parashikimet e veta në një konferencë të organizuar nga NASA. Ai beson se rëndësinë më të madhe e ka “skanimi” i qiellit, në kërkim të sinjaleve elektromagnetike, që vijnë nga planetët e tjerë.

“Një në pesë yje ka të paktën një planet ku mund të ketë jetë. Ky është një numër i madh i planetëve të tillë. Kjo d.m.th. se në galaktikën tonë ka disa dhjetëra miliarda planetë të ngjashëm me Tokën”, thotë ai.

Shostak ka shtuar se kërkimi i jashtëtokësorëve është garë në tri staza, midis kërkuesve që kërkojnë civilizime të përparuara, shkencëtarëve që studiojnë Marsin dhe satelitin e Jupiterit, Evropa, në kërkim të organizmave të thjeshtë dhe kërkuesve shkencorë që janë të përqendruar në kërkim të organizmave të thjeshtë në egzoplanetët e afërt.

“Mendoj se të gjithë këta kanë gjasa të mëdha për sukses dhe, sipas mendimit tim, brenda 20 viteve të ardhshme do të ndodhë kjo”, thotë Shostak.

(Kosova Sot)