Bisha misterioze terrorizon banorët e Plajmuthit në Angli

  • 06 July 2015 - 09:02
Bisha misterioze terrorizon banorët e Plajmuthit në Angli

Një kafshë, që i përngjan një maceje të madhe grabitqare, ka filluar të sorollatet nëpër lagjet e mbipopulluara të Anglisë. Ideja që mund të ekzistojë një grup i maceve të mëdha, që enden nëpër zonat rurale të Britanisë, nuk është risi. Fenomeni, që ka qenë temë e një sërë legjendash në të kaluarën, është hetuar disa herë gjatë historisë, megjithatë deri më sot nuk ka arritur të gjendet as edhe një shpjegim i vetëm, racional e i bazuar në fakte.

Së fundmi është raportuar për shfaqjen e disa krijesave të tilla, gjë kjo që ua ka futur frikën në palcë banorëve lokalë, të cilët nuk kishin dëgjuar për shfaqjen e një bishe të tillë që prej para 59 vjetësh, kur edhe besohet të jetë shfaqur bisha e fundit e këtij soji.

(Kosova Sot)