Shenja më e madhe e trafikut në sistemin diellor

  • 23 January 2017 - 09:39
Shenja më e madhe e trafikut në sistemin diellor

Mund të jetë një vërejtje misterioze, apo thjesht, shenja më e madhe e trafikut që është parë ndonjëherë. NASA ka vërejtur disa fije në sipërfaqe të diellit, të cilat kombinohen dhe formojnë atë që duket si një shigjetë e madhe, gjigante. Fijet, apo filamentet, janë tipare të errëta që rrinë pezull mbi sipërfaqe të Diellit, falë fushës së tij magnetike. Këto formacione mund të krijohen brenda një dite dhe të rrinë ashtu disa muaj. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë sesi formohen ato, trasmeton gazeta Kosova Sot

Duhen rreth 25 ditë që ekuatori i Diellit ta kompletojë një revolucion të plotë, prandaj për shkak të përbërjes së plazmës dhe gazrave të tij, zona të ndryshme të Diellit rrotullohen me shpejtësi të ndryshme. Në polet e tij, Dielli rrotullohet çdo 36 ditë. Kjo nuk është hera e parë që në sipërfaqe të Diellit të vërehen forma të çuditshme. 

(Kosova Sot)