Cila është arsya pse vajzat adoleshente detyrohen ta hekurosin gjoksin

  • 23 January 2017 - 13:23
Cila është arsya pse vajzat adoleshente detyrohen ta hekurosin gjoksin

Organizata CAME Women’s and Girl’s Development Organizaton po përpiqet ta kthejë vëmendjen në fushatën kundër praktikës tmerruese të hekurosjes së gjoksit.

Sipas një raportimi të publikuar në Daily Mail, ky është një ritual mjaft i zakonshëm që ndodh në vendet afrikane si Kameroon, Afrikë e Jugut e Nigeri, si dhe prek 3.8 milionë vajza.

Është pikërisht ashtu siç duket dhe mamatë në këto shtete janë “kriminelet” më të mëdha.

Ato i sakatojnë vajzat e tyre për të ndaluar zhvillimin e gjoksit nga mosha 11 deri 15 vjeç, në mënyrë që t’i shmangen zhvillimit seksual dhe të mos mbeten shtatzënë e të lënë shkollën, shkruan standard.al.Për të realizuar këtë akt mizor, nënat e tyre përdorin gurë të nxehtë,çekiç apo spatula të nxehura që më pas përodren për të sheshuar gjoksin e tyre.

Është e tmerrshme dhe shokuese por këto vajza e bëjnë një gjë të tillë pasi mamatë i thonë se është për të mirën e tyre.

“Vajza beson se ajo që po bën është për të mirën e saj prandaj ajo hesht. Është një sekret midis një vajze të vogël dhe nënës së saj” – shkruan Cawogido.

(Kosova Sot)