Zbulohet "Super-Toka" e re vetëm 14 vjet dritë larg nesh

  • 23 January 2017 - 16:53
Zbulohet

Astronomi i njohur, Stephen Kane, nga Universiteti San Francisco ka botuar në numrin e fundit të "Astrophysical Journal", rezultatet e hulumtimit të sistemit diellor rreth një ylli - Wolf 1061st

Kane, që është udhëheqës i "gjahtarëve të planeteve", e përqendroi vëmendjen e tij në një yll, 14 vjet dritë larg nga Toka. Rreth yllit rrotullohen tri planete, dhe hulumtimet e tij kanë treguar se njëri prej tyre është në zonën e banueshme.

"Sistemi planetar rreth yllit Wolf 1061 është i rëndësishëm për shkak se është shumë afër dhe na jep mundësi që në të ardhmen të përcaktojmë nëse atje ka jetë", tha shkencëtari.

Një prej tre planeteve, Wolf 1061c, është i vendosur tërësisht në zonën e banueshme. Kjo është një "Super Tokë", me një diametër prej 64 përqind më të madh se planeti ynë.

"Kur kërkonjmë për planete ku mund të ketë jetë, një nga kushtet e para që duhet të plotësohen është që duhet të jetë i vendosur në zonën e banueshme. Kjo do të thotë se ata duhet të jenë shumë të ngjashëm me Tokën. Ata duhet të jenë planete të ngurtë dhe të jenë të vendosur në një distancë optimale nga yjet e veta. Nëse janë shumë afë yllit, krijimi dhe mbajtja e jetës është i pamundur për shkak të temperaturave të larta, si në Venerë që ndoshta dikur kishte dete dhe oqeane si Toka, por ato u zhdukën. Në qoftë se planeti është shumë larg, kjo do të thotë se është shumë i ftohtë dhe uji do të jetë i ngrirë, si në Mars", tha Kane.

Por shkencëtari nuk është optimist kur është fjala për jetën në planetin Wolf 1061c.

"Planeti ndoshta është i ngjashëm me Venerën, por një lajm i keq është se ne kemi vërejtur se ndryshimet klimatike në të janë shumë të shpeshta dhe të trazuara. Kjo do të thotë se atje është ndoshta një kaos, planeti shpejtë nxehet dhe ftohet. Por, ne do të na duhet informacion shtesë në mënyrë që këtë t’a dimë me siguri, ndërsa në gjetjen e përgjigjeve do të jetë me rëndësi teleskopi hapësinor James Web", ka thënë Kane. 

(Kosova Sot)